FOTO/ Dita e 121-të e protestës, pankartat me sms-të fokusohen te SHISH dhe Këshilli i Sigurisë

Protesta vijon edhe në ditën e 121-të, ndërsa protestuesit kanë zgjedhur pankartat për të përcjellë mesazhet e tyre ndaj qeverisë dhe zhvillimeve të fundit në vend.

Në qendër të protestës këtë herë janë zhvillimet që lidhen me Shërbimin Informativ të Shtetit dhe mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, të thirrur nga Presidenti Bajram Begaj pas vendimit të Gjykatës së Posaçme për caktimin e masës së arrestit në shtëpi ndaj Vlora Hysenit, në kohën kur ajo drejtonte SHISH-in.

Një prej pankartave të protestuesve ngre pikëpyetje mbi përgjegjësinë pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare: “Këshilli i Sigurimit, shumë karrige, shumë fjalë, po përgjegjësia ku ka për të dalë?”. Në fokusin e mesazheve protestuese janë edhe deklaratat e kryeministrit Edi Rama të bëra një ditë më parë, kur ai u shpreh se “asgjë nuk e ndal” në përpjekjet për zhvillimin e Shqipërisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Protestuesit i janë përgjigjur me ironi kësaj deklarate, përmes një tjetër pankarte ku shkruhet se “asgjë nuk e ndal për të vjedhur”. Protesta e ditës së 121-të është shoqëruar me mesazhe që ndërthurin kritikat ndaj qeverisë me zhvillimet e fundit në institucionet e sigurisë kombëtare.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?