FOTO/ Lumi dëmton urën në fshatin Xhyrë, ministrja Koçiu në terren: Angazhimi ynë vijon pa ndërprerje

Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu këtë të premte ka shkuar në fshatin Xhyrë në Librazhd, kjo për të parë situatën e krijuar nga reshjet.

Koçiu ka parë nga afër situatën e shkaktuar nga reshjet e shiut, ndërsa lumi Shkumbin ka dëmtuar një këmb të urës që lidh aksin Librazhd-Prrenjas me fshatin Xhyrë. Aktualisht qarkullimi në këtë fshat është i ndaluar, ndërsa të bllokuar janë rreth 2500 banorë.

”Në terren pranë urës së dëmtuar në fshatin Xhyre, Nj.A Hotolisht, ku reshjet intensive kanë shkaktuar dëmtim dhe bllokimin e qarkullimit të automjeteve për arsye sigurie. Së bashku me strukturat vendore, Policinë e Shtetit, forcat e armatosura dhe ekipet e Mbrojtjes Civile po koordinojmë veprimet për rikthimin sa më të shpejtë të aksesit të automjeteve në urë ndërkohë si alternative po përdoret rruga e vjetër. Angazhimi ynë në terren vijon pa ndërprerje”,-shkruan Koçiu.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?