FOTO/ Macja “agjente sekrete”, ja si CIA përdorte macet për spiunazh
Në një shkrim të përditshmes britanike “The Sun” tregohen metodat nga më të ndryshme dhe të paimagjinueshme që përdorte CIA.
Spiunët e CIA-s tentuan të spiunonin Rusinë e kohës sovjetike duke përdorur mace, të cilave u montoheshin mikrofona dhe kamera nën lëkurën e tyre.
Dokumentet e deklasifikuara nga “The Sun” tregojnë se si CIA i përdorte macet për spiunim. Ky sekret ishte zbuluar nga dokumentet e Wikileaks të publikuara më 2010.
Në projektin e quajtur ‘Project Acoustic Kitty’, programi 10 milionë dollarësh ishte zhvilluar brenda pesë vitesh gjatë viteve 60-të, shkruan “The Sun”.
Bishti i maces ishte përdorur si antenë dhe teli zgjatej nëpër trupin e maces deri në vesh, ku ishin montuar dy mikrofona, kurse bateria montohej në gjoksin e kafshës. Por, që në testin e parë, macja ”spiune” u shkel nga një makinë në lëvizje duke ngordhur në vend.