VIDEO/ Ministri Jaupaj në Shkup: Mbrojtja e Ohrit, prioritet i bashkëpunimit Shqipëri-Maqedoni e Veriut
Mbrojtja e Liqenit të Ohrit dhe forcimi i bashkëpunimit ndërkufitar në fushën e mjedisit ishin në fokus të takimit të ministrit të Mjedisit, Sofjan Jaupaj, me homologun e tij të Maqedonisë së Veriut, Muamet Hoxha, në Shkup. Takimi u zhvillua në kuadër të takimit rajonal të kryenegociatorëve dhe përfaqësuesve përgjegjës për Integrimin Evropian.
Jaupaj bëri të ditur se diskutimet u përqendruan te zbatimi i rekomandimeve të UNESCO-s për mbrojtjen e Liqenit të Ohrit, si një pasuri natyrore dhe kulturore që bashkon dy vendet.
Në takim u diskutua gjithashtu për zhvillimin e projekteve konkrete ndërkufitare në zonën Korab–Koritnik dhe Malin e Sharrit, si dhe për menaxhimin e mbetjeve dhe shkëmbimin e përvojave për modernizimin e këtij sektori sipas standardeve të Bashkimit Evropian.
“Mbrojtja e natyrës nuk njeh kufij, ndaj bashkëpunimi rajonal mbetet thelbësor për rezultate të qëndrueshme dhe për avancimin e përbashkët në rrugën drejt BE-së”, u shpreh Jaupaj.
View this post on Instagram
KOHA JONË SONDAZH




