FOTO/ Ministri Nufi pret ambasadorin amerikan Wendt: Shqipëria, aleate e besuar për sigurinë dhe paqen

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi ka zhvilluar një takim me ambasadorin e ri të Amerikës në Shqipëri, Eric Wendt, ku në fokus ka qenë partneriteti mes dy vendeve në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë. Përmes një postim në Facebook, Nufi theksoi se Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara qëndrojnë “krah për krah” për lirinë, sigurinë dhe paqen, duke e cilësuar SHBA-të si partner të pazëvendësueshëm të Shqipërisë në mbrojtje dhe siguri.

Postimi i plotë

Me Shtetet e Bashkuara, Shqipëria qëndron krah për krah për lirinë, sigurinë dhe paqen.

Swiss Digital Desktop Reklama

SHBA janë partner i pazëvendësueshëm i Shqipërisë në mbrojtje dhe siguri, ndërsa vendi ynë i sjell këtij partneriteti një pozicion gjeografik me rëndësi, besueshmëri dhe vullnet të palëkundur për të bashkëpunuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Korridori VIII, Porto Romano, Baza Ajrore Kuçovë dhe kapacitetet tona për Mbështetjen e Vendit Pritës forcojnë arkitekturën dhe lëvizshmërinë e Aleancës në Evropën Juglindore.

Nga mbështetja për Ukrainën 🇺🇦 dhe prania në #KFOR, tek shumë iniciativa shumëkombëshe, apo vendimi për pjesëmarrjen në Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit në Gaza – Shqipëria 🇦🇱 dëshmon se është tashmë një aleate e besuar dhe e aftë të kontribuojë për sigurinë dhe paqen.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?