FOTO/ Miqësia me gomarin shëroi vajzën që s’fliste prej vitesh

Ju prezantojmë me vajzën që quhet Amber dhe gomarin Shock, që të dy kanë pasur një jetë të përafërt. Shock u gjet  me një litar të lidhur rreth qafës dhe lëkurën e mbuluar nga plagët. Fatmirësisht ai u shpëtua dhe dërgua në Qendrën Kujdesit të Gomarëve në Birmingham të Anglisë, kur në 2013 u takua me Amber.

Atë kohë vajza nuk ishe në gjendje që të nxirrte qoftë edhe një tingull të vetëm. Kur Amber dhe motra e saj lindën para kohe, ajo iu nënshtrua një operacioni kirurgjikal që i shpëtoi jetën, por i ndërpreu kalimin e ajrit nga kordat e saj vokale, duke e bërë memece. Gjithashtu vajza pësoi edhe një paralizë cerebrale, që nuk e lejonte të lëvizte.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

Por gjithçka nisi të ndryshonte kur ajo takoi Shock. ‘Në mënyrë të menjëhershme ata patën një lidhje të ngushtë dhe ishin të butë me njëri-tjetrin”, tha nëna e Amber. Muskujt e vajzës u forcuan dhe shëndeti i saj u përmirësua.

Para pak kohësh ajo pati edhe një operacion tjetër, ku supozohej që t’i kthehej aftësia për të folur”, tha nëna e vogëlushes.

Fjalët që Amer tha për herë të parë ishin:-‘Unë të dua ty Shock!’.  Ky ishte një moment kënaqësie dhe sigurisht një lehtësi i madh, kur prindërit panë që vajza e tyre mund të fliste. “Do të thosha se ata shërua njëri-tjetrin”, tha nëna e Amberit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?