Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 12 Nëntor 2026, 11:37 Erion Veliaj duhet t’i hapë rrugë Tiranës Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste, e parashikuar të mblidhet të shtunën, më 14 nëntor, në Gjirin e Lalzit, duhet të japë përgjigje përtej organizimit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

FOTO/ Mirela Kumbaro reagon pas lajmeve: Bënja ishte në kaos, sot po transformohet në harmoni me natyrën

Lajme E premte, 26 Qershor 2026 13:49
FOTO/ Mirela Kumbaro reagon pas lajmeve: Bënja ishte në kaos, sot po transformohet në harmoni me natyrën
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Deputetja e qarkut të Gjirokastrës si dhe drejtuese politike e PS-së në këto zona, Mirela Kumbaro, ka reaguar ndaj debatit të ditëve të fundit për gjendjen e Ujërave Termale të Bënjës në Përmet, duke sqaruar se punimet në këtë destinacion turistik nuk kanë përfunduar dhe se aktualisht po zhvillohet faza e testimeve teknike. Sipas Kumbaros, boshatisja dhe rimbushja e herëpashershme e vaskave termale është pjesë e procesit të kontrollit të prurjeve të ujit dhe nivelit të tyre, procedurë që po kryhet nga inxhinierët përgjegjës të projektit.

Ajo thekson se rikualifikimi i zonës, i realizuar përmes një investimi të Fondit Shqiptar të Zhvillimit, përfshin rrugë të reja aksesi, ambiente shërbimi, hapësira rekreative dhe infrastrukturë për zhvillimin e aktiviteteve kulturore dhe promovimin e traditës përmetare. Kumbaro u bën thirrje qytetarëve të mos gjykojnë mbi bazën e publikimeve në rrjetet sociale, por ta vizitojnë nga afër Bënjën, duke theksuar se ndërhyrjet janë realizuar me materiale në harmoni me natyrën dhe peizazhin e zonës.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Sipas saj, këtë fundjavë Ujërat Termale të Bënjës do të mirëpresin një aktivitet kulturor me artistë, muzikë tradicionale përmetare dhe aktivitete argëtuese për vizitorët, ndërsa vizitorët kanë nisur tashmë të shfrytëzojnë vaskat termale edhe gjatë fazës së testimeve.

Postimi i plotë

Fotot e mëposhtme nga Ujërat termale të Bënjës janë të SOTMET dhe kush do të shohë me sytë e logjikës dhe jo me lentet e spekulimit, e ka shumë të lehtë të bëjë dallimin mes transformimit që ka pësuar Bënja sot, dhe kaosit të deridjeshëm. Por nuk është thënë ASNJËHERË që kantieri ka përfunduar, sepse janë duke u bërë testimet e nevojshme me prurjet e ujit, nivelin e vaskave, dhe boshatisja e herëpashershme e vaskave është pjesë e këtij procesi.  Sa flasim, vaskat po mbushen sërish, në mënyrë të kontrolluar, sepse inxhinierët (ata të vërtetët, jo gjithologët) e dinë saktësisht se si kryhet kjo punë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Por këtë fundjavë ju njoftoj se skena natyrore dhe ajo infrastrukturore e re e Bënjës do të kthehet në një skenë të madhe kulturore ku nuk do të mungojnë të gjitha zbavitjet, artistët, dhe sidomos muzika unikale përmetare, ndërsa pikërisht tani që po shkruaj këto rreshta, vizitorët janë duke shijuar vaskat e Bënjës, në kontrast me stuhinë e statuseve të rrjeteve sociale!

Thënë kjo, tani dy fjalë, si deputete e asaj zone: Prej ditësh dëgjoj e lexoj turlilloj komentesh mbi banjat e Bënjës në Përmet, me një dëshirë malinje, jo vetëm për të bërë si ekspertë që nuk jemi, por edhe për të nxirë një destinacion të jashtëzakonshëm, ku njerëzit janë shpirtbardhë, punëtorë e krijues si rrallëkund – dhe këtu e kam fjalën për përmetarët që më kanë dhënë mësimet më të vyera në jetë e me të cilët kemi ndërtuar e bërë aq shumë punë – për ta bërë Përmetin destinacionin e preferuar, pikërisht atë Përmet që deri para 7-8 vitesh, përveç përmetarëve që riktheheshin te familjet, apo ndonjë zyrtari që shkonte me shërbim, nuk i shkonte mendja njeriu ta shkelte! As tabelë tek Ura e Leklit nuk kishte në vitin 2015 që të tregonte se ku binte Përmeti!

Mund t'ju interesojë

Edhe në Greqi protesta masive të studentëve: qira të larta dhe rritje e papërballueshme e çmimeve

Edhe në Greqi protesta masive të studentëve: qira të larta dhe rritje e papërballueshme...

Para 25 minutash
Berisha komenton emërimin e Esmeralda Hasanit në krye të SHISH

Berisha komenton emërimin e Esmeralda Hasanit në krye të SHISH

Para 37 minutash
Apeli i GJKKO e dënoi me 7 vite e 4 muaj burg, ish-shefi i operacionales nuk gjendet në banesë

Apeli i GJKKO e dënoi me 7 vite e 4 muaj burg, ish-shefi i operacionales nuk gjendet në...

Para 46 minutash

Prej muajsh kemi thënë e treguar se zona e “Ujrave termale të Bënjës” është në kantier rikualifikimi, falë një investimi dhe projekti të bërë nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit me rrugë aksesi të reja, me mjedise shërbimi të reja, me hapësira rekreative për çlodhje e për aktivitete që krijojnë edhe mundësi për festa kulturore e promovuese të traditës dhe produkteve të jashtëzakonshme përmetare. Të gjitha ndërhyrjet siç shihen në foto apo siç mund t’i shijoni kur ta vizitoni janë bërë me materiale në harmoni me natyrën dhe brenda estetikës së peizazhit që Perëndia i ka dhuruar asaj zone ku shekujt kanë lënë gjurmët e tyre njerëzore.

Ndërkohë puna ende s’ka mbaruar. Janë duke u bërë testimet e nevojshme me prurjet e ujit, nivelin e vaskave, dhe boshatisja e herëpashershme e vaskave është pjesë e procesit. Dhe tani boll e patë Përmetin e Bënjën me syzet e errëta të fejsbukut gjitholog, ejani në Përmet të shijoni Vaskë Currin, bash aty te vaskat termale me ujë.

Etiketat e lidhura

Mirela Kumbaro
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Erion Veliaj duhet t’i hapë rrugë Tiranës
Para 17 minutash

Erion Veliaj duhet t’i hapë rrugë Tiranës

Bilanci i përballjeve Shqipëri-Finlandë, kuqezinjtë synojnë të thyejnë traditën negative
Para 22 minutash

Bilanci i përballjeve Shqipëri-Finlandë, kuqezinjtë synojnë të thyejnë traditën negative

Edhe në Greqi protesta masive të studentëve: qira të larta dhe rritje e papërballueshme e çmimeve
Para 25 minutash

Edhe në Greqi protesta masive të studentëve: qira të larta dhe rritje e papërballueshme e çmimeve

Berisha komenton emërimin e Esmeralda Hasanit në krye të SHISH
Para 37 minutash

Berisha komenton emërimin e Esmeralda Hasanit në krye të SHISH

Më të lexuarat

1 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 15 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

2 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 18 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 20 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026
Para 5 orësh

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.