FOTO/ Nga restorantet e baret tek dhomat e gjumit e xhakuzi, njihuni me trenin më luksoz në botë
JAPONI – Udhëtimi në Japoni është shumë i bukur, sidomos kur bëhet fjalë për një udhëtim me një tren të kësaj kategorie. Treni i quajtur Suite Shiki-Shima, është i njohur si treni më luksoz në botë. Pasagjerët mund të shijojnë specialitetet e tyre të preferuara në restorantet luksoze, që gjenden brenda vagonëve të këtij treni.
Shefat e kuzhinës përgatisin ushqimet më të njohura japoneze, por nuk mungojnë edhe kuzhinat evropiane. Për të gjithë pasagjerët që udhëtojnë me këta trena në linja të gjata është edhe fjetja, pasi në çdo kabinë janë të vendosura dhoma luksoze të gjumit.
Ndërsa sa i përket higjienës janë të ndërtuara edhe tualetet me xhakuzi. Kompania japoneze që ka ndërtuar këtë tren, ka publikuar pjesën e brendshme të trenit që pritet të fillojë punën në maj të këtij viti. Por të gjithë ata që janë të interesuar të kënaqen gjatë udhëtimit dy ditor me këtë tren, duhet të paguajnë 2300 paund.