FOTO/ Njihuni me 4 njerëzit më fatlumë në botë
Ndonjëherë në jetë jemi dëshmitarë të ngjarjeve që vështirë se mund të cilësohen si aksidentale, sepse ato duken sikur dikush i ka dizajnuar që të ndodhin në një mënyrë të veçantë. Më poshtë mund t’i lexoni katër histori interesante të personave të ndryshëm:
Steve Flaig
Steve është rritur pa nënë. Koincidenca e ndihmoi që ta gjente atë. Steve e kishte kërkuar të emën ngado, por fatkeqësisht jo me mbiemër të saktë. Kur i kishte treguar shefit të tij për përpjekjen që po bënte, shefi ia gjeti të emën në një repart tjetër në po të njëjtën kompani, ku punonte dhe Steve.
Juliane Koepcke
Juliane Koepcke mbijetoi në rrëzimin e aeroplanit mbi lumin Amazon, në vitin 1971. Vajza 17-vjeçare shpëtoi me lëndime dhe prerje të shumta. Pas aksidentit, Juliane ishte e detyruar të jetonte në xhungël mes kafshëve të egra, por më pas u shpëtua nga banorët lokalë. Ajo ishte e mbijetuara e vetme.
Lena Påhlsson
Lena Påhlsson ka gjetur unazën e martesës 16 vjet pasi e kishte humbur atë duke punuar në kopshtin e saj. Ajo e gjeti unazën mbi një karotë, që e nxori atë jashtë tokës.
Tsutomu Yamaguchi
Japonezi Tsutomu Yamaguchi është personi i vetëm në botë, i cili mbijetoi dy sulmeve atomike. Ai ishte në një udhëtim biznesi në Hiroshima kur ndodhi sulmi atomik vetëm 3 kilometra larg vendit të eksplodimit. Ai kishte pësuar djegie serioze mirëpo, vetëm tre ditë më vonë, ai ishte kthyer në Nagasaki, ku kishte ndodhur sulmi tjetër kundër Japonisë.