FOTO/ Njihuni me ndërtesën më e madhe në botë që furnizohet me energji diellore

Ndërtesa më e madhe  në botë që furnizohet me energji diellore është ndërtuar në Dezhou, në provincën Shangdong, në veriperëndim të Kinës. Struktura prej 75,000 metra katrorë përbën ndërtesën ‘The Sun-Moon Mansion’ që përdoret për qëllime të shumta dhe përmban; qendra ekspozitash, objekte të kërkimit shkencor, salla për mbledhje dhe trajnime, dhe një hotel, ndërsa që të gjitha këto hapësira shfrytëzojnë energjinë diellore.
The-Sun-Moon-Mansion3
Dizajni i ndërtesës është bazuar në përcjelljen e fuqisë diellore dhe, në një mënyrë, thekson urgjencën e kërkimit të burimeve të ripërtërishme të energjisë, për t’i zëvendësuar lëndët djegëse fosile. Dizajni gjithashtu përmban simbolet kineze për diellin dhe hënën dhe ngjyrën e bardhë dominuese, e që simbolizon energjinë e pastër.
The Sun-Moon Mansion2The Sun-Moon Mansion 6The Sun-Moon Mansion5

SHKARKO APP