
Protesta pranë Ministrisë së Arsimit është tensionuar, ndërsa policia ka përdorur ujë me presion për shpërndarjen e turmës. Në tubim janë të pranishëm studentë, pedagogë dhe të rinj. Situata është përshkallëzuar në zonën pranë Ministrisë së Arsimit, ku qytetarë, studentë dhe pedagogë janë mbledhur për të protestuar. Por kanë qenë sërish pedagogët që rikthyen qetësinë brenda pak minutave.


