FOTO/ PD dërgon në Kushtetuese ministren ”Diella” dhe rregulloren e Kuvendit
Partia Demokratike ka dërguar zyrtarisht në Gjykatën Kushtetuese rregulloren e re të Kuvendit të miratuar në Parlament vetëm me votat e mazhorancës socialiste, si dhe dekretin për ministren virtuale “Diella”. Rregullorja e re e Kuvendit, përmes të cilës janë riorganizuar komisionet parlamentare duke u bërë 11 të tilla, u votua në seancën e 16 shtatorit me 79 vota pro të deputetëve socialistë.
Pika e dytë është për dekretin e Presidentit Bajram Begaj për ministren virtuale Diella. PD thotë se Kushtetuta e Shqipërisë e përcakton që ministri duhet të jetë qenie njerëzore, shtetas shqiptar dhe mbi 18 vjeç. Në rastin e ministres virtuale Diella, këto kushte nuk përmbushen, sipas opozitës.
Presidenca sqaroi para disa ditësh se Bajram Begaj dekretoi Edi Ramën si Kryeministër dhe në nenin 2 të të njëjtit dekret për kreun e qeverisë, sqarohet që Rama ushtron edhe përgjegjësitë për ngritjen dhe funksionimin e ministrit virtual. Për nuk ka një dekret të posaçëm për vetë “Diellën”.
KOHA JONË SONDAZH





























