Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 12:22 Miliarda euro në dispozicion, si t’i kthejmë në projekte konkrete? NEXTINNOVATE by Next Klik sjell Inteligjencën Artificiale në garën për financime Miliarda euro financime dhe mundësi të shumta për inovacion, zhvillim dhe rritje ekonomike janë në dispozicion të vendeve të Ballkanit Perëndimor përmes programeve europiane.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

FOTO/ Presidenti Begaj: Ambasadorët, arkitektë të marrëdhënieve të reja dhe mbrojtës të interesave kombëtare

Lajme E hënë, 8 Shtator 2025 22:00
FOTO/ Presidenti Begaj: Ambasadorët, arkitektë të marrëdhënieve të reja dhe mbrojtës të interesave kombëtare
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Presidenti Bajram Begaj dha sot një pritje për ambasadorët e Shqipërisë, ku vlerësoi të pazëvendësueshëm rolin e tyre dhe të diplomacisë, si instrument i politikës së jashtme. “Diplomati i sotëm nuk është vetëm përfaqësues protokollar i shtetit, por ai është arkitekt i marrëdhënieve të reja, ndërtues i urave të bashkëpunimit, zëdhënës dhe formulues i vlerave tona në një botë gjithnjë e më të ndërlikuar”, tha Presidenti. Begaj theksoi se në punën e tyre ambasadorët kanë edhe një aleat të jashtëzakonshëm, shqiptarët që banojnë jashtë atdheut.

“Mbajini dyert e ambasadës të hapura për bashkëkombasit tanë. Ata nuk janë vetëm statistika, por janë anëtarë të familjes së madhe shqiptare. Ky vit shënoi një hap historik për diasporën shqiptare duke i mundësuar për herë të parë votimin nga vendi ku ata jetojnë. Kujdesuni që ambasadat tona të jenë jo vetëm qendra graviteti të marrëdhënieve midis shteteve, por edhe streha të sigurta dhe nyje të lidhjeve të forta mes Shqipërisë dhe shqiptarëve në botë”, u shpreh Begaj.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Presidenti nënvizoi se Shqipëria nuk e ka luksin të ketë përfaqësues diplomatik pasiv që presin vizitat zyrtare të radhës për të bërë diplomatin. “Në kohën kur bota është mbërthyer nga kriza dhe pasiguri, diplomacia përbën një nga mjetet më të çmuara për mbrojtjen e interesave kombëtare”, tha Begaj. Presidenti theksoi se për Shqipërinë një diplomaci proaktive është domosdoshmëri jetike.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

“Është mënyra jonë për të mbrojtur sigurinë, për të ndikuar në zhvillimin tonë dhe për të kontribuar me dinjitet në çështjet globale. Kjo kërkon mbi të tjera bashkëpunim. Nevojitet më shumë komunikim, më shumë bashkërendim hapash”, shtoi Begaj. Kreu i Shtetit nënvizoi se “anëtarësimin në BE ne nuk e shohim si rrugëtim vetmitar, sepse besojmë në një rajon të integruar në BE”. Po ashtu, Begaj kërkoi nga ambasadorët që të vazhdojnë të punojnë në bashkëpunim me partnerët tanë për njohje të reja të Kosovës dhe integrimin e saj në BE dhe NATO.

Mund t'ju interesojë

Taulant Balla: Reformën Zgjedhore do ta miratojmë me ose pa opozitën

Taulant Balla: Reformën Zgjedhore do ta miratojmë me ose pa opozitën

Para 23 minutash
Shpërthimi në Elbasan, kryebashkiaku Llatja: Ja sa do të përfitojnë banorët e pallatit nga bonusi i qirasë

Shpërthimi në Elbasan, kryebashkiaku Llatja: Ja sa do të përfitojnë banorët e pallatit ...

Para 25 minutash
Balla flet për Veliajn: Betejën ta bëjë vetë, e kam mik por…

Balla flet për Veliajn: Betejën ta bëjë vetë, e kam mik por…

Para 1 ore

“E ardhmja do të sjellë sfida të reja dhe të paparashikuara po me përkushtim, mençuri dhe vizion Shqipëria do të dalë më e fortë, më e respektuar dhe më e pranishme në botë”, u shpreh Presidenti në pritjen me ambasadorët.





Etiketat e lidhura

Bajram Begaj
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Miliarda euro në dispozicion, si t’i kthejmë në projekte konkrete? NEXTINNOVATE by Next Klik sjell Inteligjencën Artificiale në garën për financime
Para 4 minutash

Miliarda euro në dispozicion, si t’i kthejmë në projekte konkrete? NEXTINNOVATE by Next Klik sjell Int...

Bardhi i përgjigjet Ballës për Reformën Zgjedhore: Nuk e kemi bojkotuar komisionin
Para 4 minutash

Bardhi i përgjigjet Ballës për Reformën Zgjedhore: Nuk e kemi bojkotuar komisionin

Hysaj bëhet futbollisti i parë shqiptar me 100 ndeshje me Kombëtaren, Duka i dorëzon medaljen e UEFA-s
Para 8 minutash

Hysaj bëhet futbollisti i parë shqiptar me 100 ndeshje me Kombëtaren, Duka i dorëzon medaljen e UEFA-s

Elbasani përkujton 82-vjetorin e Çlirimit, homazhe në nderim të dëshmorëve
Para 16 minutash

Elbasani përkujton 82-vjetorin e Çlirimit, homazhe në nderim të dëshmorëve

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 14 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 15 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 6 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 15 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.