Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 11:35 Konflikt fizik mes tre të rinjve në Vlorë, sherri nisi për një vend parkimi Një konflikt fizik mes tre të rinjve është regjistruar paraditen e sotme në lagjen “Lef Sallata” në Vlorë, për shkak të një vendi parkimi.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

FOTO/ Presidenti Begaj në Sllovaki: Mbështetje për integrimin në BE, linja ajrore Tiranë-Bratislavë afron dy popujt

Lajme E mërkurë, 20 Maj 2026 18:19
FOTO/ Presidenti Begaj në Sllovaki: Mbështetje për integrimin në BE, linja ajrore Tiranë-Bratislavë afron dy popujt
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Presidenti Bajram Begaj zhvilloi një vizitë zyrtare në Sllovaki me ftesë të homologut Peter Pellegrini. Dy presidentët diskutuan mbi avancimin e marrëdhënieve dypalëshe, perspektivën evropiane të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor, si edhe sfidat e sigurisë si aleate në NATO. Në konferencën e përbashkët për mediet, Presidenti Begaj vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Sllovakisë për procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, duke e cilësuar atë një partner dhe aleat të rëndësishëm në rrugëtimin evropian të vendit.

Kreu i Shtetit theksoi progresin e Shqipërisë në procesin e negociatave dhe ambicien për të përmbyllur grup-kapitujt brenda vitit të ardhshëm, me objektivin strategjik të anëtarësimit të plotë në BE në vitin 2030. ”Shqipëria ka hapur për një vit të gjithë grupkapitujt, një kohë rekord, dhe synon mbylljen e tyre në vitin 2027 dhe për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian si anëtare në vitin 2030. Me këtë rast, unë falënderoj sërish dhe i jemi mirënjohës qoftë Presidentit, qoftë qeverisë, shtetit sllovak, për gjithë mbështetjen që i ka dhënë Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, me bindjen që kjo mbështetje do të vijojë akoma më tej edhe në të ardhmen dhe do të jetë e fortë si tani”,-u shpreh Presidenti.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Presidenti vlerësoi se: “Strukturat e Bashkimit Evropian kanë njohur dhe kanë vlerësuar progresin e bërë nga Shqipëria në reformat e thella të ndërmarra, po ashtu edhe progresin e prekshëm institucional. Në këtë kuptim, Sllovakia, duke qenë një nga avokatet më të rëndësishme në procesin e anëtarësimit në Bashkimit Evropian për Shqipërinë, ka ndihmuar Shqipërinë dhe ka qenë gjithmonë prezente me ekspertizën e saj. Për sa i përket Shqipërisë, Shqipëria i ka bërë detyrat e saj”.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Kreu i Shtetit çmoi jo vetëm mbështetjen e politikës sllovake, por edhe të qytetarëve sllovake, të cilët mbështesin në mënyrë të qartë zgjerimin e BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor. Presidenti Begaj shprehu, gjithashtu, mirënjohje edhe për angazhimin e Sllovakisë në kuadër të grupit “Miqtë e Ballkanit Perëndimor”. Dy presidentët konfirmuan vullnetin për thellimin e bashkëpunimit dypalësh në fusha me interes të përbashkët, si: energjia, turizmi, bujqësia dhe shëndetësia, energjia e rinovueshme dhe tranzicioni i gjelbër. Ata theksuan nevojën për institucionalizimin e mëtejshëm të bashkëpunimit përmes zbatimit të marrëveshjeve ekzistuese dhe krijimit të instrumenteve të reja të partneritetit. Krijimi së fundi i linjave direkte të fluturimit Tiranë – Bratislavë u çmua si një mundësi që do të sjellë më afër dy popujt tanë e do të forcojë miqesinë mes tyre.

Mund t'ju interesojë

Taulant Balla: Reformën Zgjedhore do ta miratojmë me ose pa opozitën

Taulant Balla: Reformën Zgjedhore do ta miratojmë me ose pa opozitën

Para 5 minutash
Balla flet për Veliajn: Betejën ta bëjë vetë, e kam mik por…

Balla flet për Veliajn: Betejën ta bëjë vetë, e kam mik por…

Para 14 minutash
Skyttä paralajmëron Shqipërinë para ndeshjes në Tiranë: Mund t’i mundim sërish!

Skyttä paralajmëron Shqipërinë para ndeshjes në Tiranë: Mund t’i mundim sërish!

Para 46 minutash

Për sa i përket rajonit, Presidenti Begaj theksoi se stabiliteti i Ballkanit Perëndimor mbetet thelbësor për sigurinë e Evropës dhe nënvizoi se integrimi evropian i rajonit duhet të mbetet prioritet strategjik i Bashkimit Evropian. Duke falënderuar Sllovakinë për prezencën me trupa në KFOR, Kreu i Shtetit shprehu besimin për “një rivlerësim të situatës së saj në lidhje me Kosovën, së paku në mosbllokimin e rrugëtimit të saj për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare”. Gjatë qëndrimit në Bratisllavë, Presidenti Begaj zhvilloi takime edhe me Kryeministrin Robert Fico dhe me Kryetarin e Këshillit Kombëtar të Republikës Sllovake, Richard Raši, gjatë të cilave mori një mbështetje të plotë për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Kreu i Shtetit nderoi viktimat e komunizmit në memorialin “Porta e Lirisë”, kushtuar heronjve që humbën jetën duke tentuar të kapërcenin “Perden e Hekurt” të ish-Çekosllovakisë.









Etiketat e lidhura

Bajram Begaj
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Konflikt fizik mes tre të rinjve në Vlorë, sherri nisi për një vend parkimi
Para 2 minutash

Konflikt fizik mes tre të rinjve në Vlorë, sherri nisi për një vend parkimi

Taulant Balla: Reformën Zgjedhore do ta miratojmë me ose pa opozitën
Para 5 minutash

Taulant Balla: Reformën Zgjedhore do ta miratojmë me ose pa opozitën

Elseid Hysaj ende pa skuadër, por mbetet një garanci në Kombëtaren tonë
Para 7 minutash

Elseid Hysaj ende pa skuadër, por mbetet një garanci në Kombëtaren tonë

Balla flet për Veliajn: Betejën ta bëjë vetë, e kam mik por…
Para 14 minutash

Balla flet për Veliajn: Betejën ta bëjë vetë, e kam mik por…

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 13 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 14 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 5 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 15 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.