Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 11:35 Konflikt fizik mes tre të rinjve në Vlorë, sherri nisi për një vend parkimi Një konflikt fizik mes tre të rinjve është regjistruar paraditen e sotme në lagjen “Lef Sallata” në Vlorë, për shkak të një vendi parkimi.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

FOTO/ Presidenti Begaj: Partneriteti strategjik me SHBA, gur themeli i politikës të jashtme dhe të sigurisë

Lajme E mërkurë, 6 Maj 2026 15:19
FOTO/ Presidenti Begaj: Partneriteti strategjik me SHBA, gur themeli i politikës të jashtme dhe të sigurisë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Presidenti Bajram Begaj mori pjesë në kremtimin e 25-vjetorit të bashkëpunimit midis Forcave të Armatosura dhe Gardën Kombëtare të New Jersey-t. Në këtë ceremoni, të zhvilluar në Komandën e Forcës Tokësore në Zallherr, krahas autoriteteve të larta të mbrojtjes dhe përfaqësuesve të institucioneve shqiptare, ishin të pranishëm dhe përfaqësuesja e Gardës Kombëtare të New Jersey-it, Gjenerale Yvonne Mays, si dhe zonja Nancy VanHorn, e Ngarkuara me Punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri.

Në fjalën përshëndetëse, Presidenti i Republikës e cilësoi këtë përvjetor si akt nderimi për partneritetin Shqipëri-SHBA që ka prodhuar besim, profesionalizëm, siguri, dhe, mbi të gjitha, lidhje njerëzore midis ushtarakëve, institucioneve dhe dy popujve. “Për Shqipërinë, partneriteti strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është një nga gurët themelorë të politikës sonë të jashtme, të sigurisë dhe të mbrojtjes”, deklaroi Presidenti Begaj në fjalën përshëndetëse.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Begaj theksoi se bashkëpunimi me Gardën Kombëtare të New Jersey-it, përbën një nga historitë më të suksesshme të bashkëpunimit ushtarak dhe strategjik Shqipëri-SHBA, pasi për 25 vite ka ndihmuar në transformimin, modernizimin dhe forcimin e Forcave të Armatosura. “Ka qenë një marrëdhënie besimi, profesionalizmi dhe solidariteti. Përmes trajnimeve, edukimit ushtarak, mbështetjes teknike, stërvitjeve të përbashkëta dhe angazhimeve operacionale, ky partneritet ka ndihmuar që Forcat tona të Armatosura të afrohen gjithnjë e më shumë me standardet më të mira të NATO-s. Sot, Forcat e Armatosura të Shqipërisë janë më profesionale, më të ndërveprueshme dhe më të përgatitura për të përmbushur detyrimet e tyre kombëtare dhe aleate”, u shpreh Presidenti.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Gjatë fjalës Begaj theksoi se ka ende potencial për të zgjeruar këtë bashkëpunim dhe se ai duhet të marrë dimensione të reja, si në arsimin ushtarak, stërvitjet e përbashkëta, në mbrojtjen kibernetike, edhe në zhvillimin e infrastrukturës strategjike. “Shqipëria ka shumë për të ofruar dhe shumë për të ndërtuar së bashku me partnerët e saj amerikanë. Infrastruktura strategjike, kapacitetet mbrojtëse, Baza Ajrore Taktike e Kuçovës, porti i Porto Romanos, projektet në fushën e transportit dhe korridoret rajonale të lidhjes janë pjesë e një vizioni më të gjerë: një vizioni të një Shqipërie më të fortë, më të sigurt dhe më të dobishme për Aleancën”, shtoi Presidenti.

Mund t'ju interesojë

Taulant Balla: Reformën Zgjedhore do ta miratojmë me ose pa opozitën

Taulant Balla: Reformën Zgjedhore do ta miratojmë me ose pa opozitën

Para 6 minutash
Balla flet për Veliajn: Betejën ta bëjë vetë, e kam mik por…

Balla flet për Veliajn: Betejën ta bëjë vetë, e kam mik por…

Para 14 minutash
Skyttä paralajmëron Shqipërinë para ndeshjes në Tiranë: Mund t’i mundim sërish!

Skyttä paralajmëron Shqipërinë para ndeshjes në Tiranë: Mund t’i mundim sërish!

Para 47 minutash

Për sa i përket situatës në rajonin tonë dhe sfidave të kohës, Presidenti Begaj theksoi nevojën për forcim të mëtejshëm të NATO-s, anëtarësim të Kosovës në këtë organizëm dhe prezencën e domosdoshme të SHBA-së në rajon. “Në këtë kohë krizash dhe pasigurish, siguria është më parësore se kurrë. Për Shqipërinë, NATO duhet të mbetet e fortë, aktive dhe e bashkuar, ndërsa Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten partneri ynë kryesor strategjik”, deklaroi Begaj, duke u shprehur se “sfida të përbashkëta kërkojnë përgjigje të përbashkëta”.

“Shqipëria e ka bërë zgjedhjen e saj strategjike. Ajo qëndron me Shtetet e Bashkuara, me NATO-n dhe me botën demokratike. Dhe nëse dikush kërkon të gjejë një vend pro-amerikan në rajonin tonë, do ta gjejë gjithmonë në Shqipëri, në Kosove dhe kudo ku ka shqiptarë. Ne ishim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në koalicionin antiterror, jemi edhe sot në nismën e Samitit për Paqen”, deklaroi Presidenti Begaj. Kreu i Shtetit rikonfimoi mirënjohje për kontributin e Gardës Kombëtare të New Jersey-it dhe mbështetjen e tij për suksesin e mëtejshëm dhe forcimin e marrëdhënieve me Shtete e Bashkuara.










Etiketat e lidhura

Bajram Begaj
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Konflikt fizik mes tre të rinjve në Vlorë, sherri nisi për një vend parkimi
Para 2 minutash

Konflikt fizik mes tre të rinjve në Vlorë, sherri nisi për një vend parkimi

Taulant Balla: Reformën Zgjedhore do ta miratojmë me ose pa opozitën
Para 6 minutash

Taulant Balla: Reformën Zgjedhore do ta miratojmë me ose pa opozitën

Elseid Hysaj ende pa skuadër, por mbetet një garanci në Kombëtaren tonë
Para 7 minutash

Elseid Hysaj ende pa skuadër, por mbetet një garanci në Kombëtaren tonë

Balla flet për Veliajn: Betejën ta bëjë vetë, e kam mik por…
Para 14 minutash

Balla flet për Veliajn: Betejën ta bëjë vetë, e kam mik por…

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 13 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 14 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 5 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 15 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.