FOTO/ Ramën në Qukës-Qafë Plloçë e presin me këngë dhe valle tradicionale: Këtë nuk e prisja
Kryeministri Edi Rama ka qenë i pranishëm në inaugurimin e rrugës Qukës-Qafë Plloçë. Kjo rrugë me gjatësi 43 kilometra do të lehtësojë qarkullimin dhe shkurtojë udhëtimin nga Tirana në Korçë e drejt zonave të tjera të lindjes e juglindjes. Teksa inspektonte rrugën, Kryeministri Edi Rama u prit me këngë e me valle nga grupet polifonike të zonës. “Këtë nuk e prisja”, u shpreh Rama teksa pa grupet polifonike. Rruga Qukë-Qafë Plloçë është pjesë e Korridorit të 8. Një banor i zonës tha se me rrugën e re, distanca nga Tirana në Korçë është rreth 2 orë.
KOHA JONË SONDAZH










