FOTO/ Salvador Dali në COD, Rama: Një koleksion i jashtëzakonshëm, do të hyjë në historinë e kësaj godine
Në Qendrën për Hapje dhe Dialog (COD), pranë Kryeministrisë, është hapur një nga ekspozitat më të veçanta të artit ndërkombëtar në vend, kushtuar mjeshtrit të surrealizmit Salvador Dalí.
Kryeministri Edi Rama e cilësoi këtë ngjarje si një arritje të rëndësishme për COD-in, duke theksuar se prezenca e një koleksioni origjinal nga një artist që ka shënjuar historinë e artit botëror është për t’u kremtuar.
Sipas tij, kjo ekspozitë nuk është rezultat i rastësisë, por i punës dhe përkushtimit. ”Kjo ekspozitë është një majë e re e Qendrës për Hapje dhe Dialog dhe prezenca e një koleksioni të jashtëzakonshme e origjinaleve të një artisti që ka shënjuar historinë e artit botëror është diçka vërtet për tu kremtuar por nuk është diçka që ka ndodhur rastësisht por është bërë e mundur nga përpjekja e disa njerëzve. Koleksioni është i jashtëzakonshëm dhe kjo ekspozitë do të hyj në historinë e kësaj godine”,-tha Rama.
KOHA JONË SONDAZH




