Foto të rralla: Miqësia shqiptaro-kineze në vitet ’60!

Gazetari dhe historiani Armand Plaka ka publikuar në profilin e tij në Facebook disa postera të miqësisë shqiptaro-kineze që botohen për herë të parë për publikun shqiptar. “Çuditërisht dhe paradoksalisht, edhe pse ne ndryshuam tërësisht sistemin, Kina është ajo që duket se ka kryer shumë më tepër ndryshime gjatë këtyre dekadave se sa ne. Kina nuk është më ajo e djeshmja, por dikur ajo shpesh duket se i përulej “tekave” të diktatorit shqiptar”, thekson gazetari Plaka në shkrimin e tij. Më poshtë shkrimi i plotë.

Nga Armand Plaka

Ndërsa Pekini zyrtar po përgatitet të shënojë 68-vjetorin e Themelimit të Republikës Popullore të Kinës, ia vlen të kujtojmë këtu se dikur në një kohë jo të largët, Shqipëria kishte një marrëdhënie të veçantë me të.

Ndërkohë kohët kanë ndryshuar, e marrëdhënia me Kinën është ridimensionuar.

Çuditërisht dhe paradoksalisht, edhe pse ne ndryshuam tërësisht sistemin, Kina është ajo që duket se ka kryer shumë më tepër ndryshime gjatë këtyre dekadave se sa ne. Kina nuk është më ajo e djeshmja, por dikur ajo shpesh duket se i përulej “tekave” të diktatorit shqiptar.

Ky i fundit, pas prishjes me ta, dukej si gjithnjë euforik edhe pse në veprat e tij shënonte se nga Kina kishim përfituar një paketë të leverdishme ekonomike (më të madhen deri në atë kohë).

Vizitat e ndërsjella të niveleve të larta mes dy vendeve zinin vend madhor në albumet, broshurat e posterat kohës që ofronin një spektakël impresionues ngjyrash.

Në këtë kuadër hasa edhe në këto dy kartolina/postera propagandistikë kinezë, të cilat revokojnë miqësinë shqiptaro-kineze në kulmin e tyre në fund të viteve ’60.

Në të shihen qartë fotot nga vizitat e ish-kryeministrit Çu En Lai në Tiranë (1964) dhe gjithashtu edhe momentet e pjesëmarrjes e aktiviteteve artistike, apo tubimeve politike të palës shqiptare në Kinë apo Shqipëri. Botohen për herë të parë për publikun shqiptar.

SHKARKO APP