Foto/ Vajza e rritur nga majmunët
Një vajzë 8-vjeçare u gjet nga policia indiane në një pyll, ku ishte rritur dhe jetonte në një tufë majmunësh. Ajo është pagëzuar me emrin “Mogli”, njësoj si personazhi në përrallën e famshme të Rudyard Kipling, ku një djalë i humbur në xhungël rritet mes ujqerëve.
Vajza u pikas rastësisht nga një oficer, teksa vraponte lakuriq bashkë me majmunët e tjerë. Polici rrëfeu për mediat se nuk u besonte syve në momentin që e pa. Ai tha se majmunet kishin bere rezistence për të mos e lëshuar vogëlushen. Kur u dërgua në spital ajo dukej e trembur dhe nuk arrinte të komunikonte me njerëzit.
Mjekët thonë se sjellja e saj është njësoj si e një kafshë, ecën me 4 gjymtyrë, ha me duar dhe e vë ushqimin në tokë. Autoritet po përpiqen ta identifikojnë vogëlushen 8-vjeçare e t’ia kthejnë prindërve./Tv Klan