FOTO/ Viti i ri shkollor, ARRSH forcon masat për sigurinë rrugore pranë shkollave

Në prag të nisjes së vitit të ri shkollor, Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka forcuar masat për rritjen e sigurisë rrugore pranë shkollave që ndodhen përgjatë akseve rrugore.

Masat përfshijnë ndërhyrje për rifreskimin dhe plotësimin e sinjalistikës vertikale dhe horizontale, me fokus të veçantë te kufizimi i shpejtësisë dhe vendkalimet e këmbësorëve, pranë institucioneve arsimore.

Gjithashtu, po kryhen kontrolle dhe plotësime të barrierave mbrojtëse në zonat pranë institucioneve arsimore, me synim krijimin e kushteve më të sigurta për nxënësit gjatë lëvizjes së tyre drejt dhe nga shkolla.

Swiss Digital Desktop Reklama

ARRSH u bën thirrje drejtuesve të automjeteve dhe të gjithë përdoruesve të rrugës të tregojnë kujdes të shtuar pranë shkollave dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet liruar Erion Veliaj të drejtojë bashkinë nga zyra?