Fotografi apo pikturë, ja e vërteta (FOTO)
Në shikim të parë këto foto me të vërtetë duken si të punuara në mënyrë profesionale nga ndonjë aparat fotografik i kohërave të fundit. Artisti i këtyre fotove është me të vërtetë një gjeni.
Nëse ju do të përqendroheni dhe nëse keni pak njohuri në artin e pikturës do të vëreni se këto foto nuk janë pjesë e ndonjë seti fotografik por piktura të gjalla. Metoda që ndjek Philipp Weber, është që të përcjellë çdo emocion që ka projektuar, e që realizimi vjen me ndihëm e ngjyrave.
Artisti shpenzon orë të tëra për tu kujdesur për rikrijimin e fotografive të modeleve, që ngjasojnë si piktura tepër të detajuara. Philipp Weber, një artist hiper-realist nga Gjermania, ka për qëllim të përshkruaj klishetë e industrive të artit dhe modës Ai përdor fotografi si frymëzim për pikturat e tij shumë realiste. Piktura me vaj mund të shkojë deri në një vit kohë për të përfunduar dhe kërkojnë orë të tëra aplikimi për shtresat e shumta të bojë me vaj.
Fotot: Philipp Weber/facebook
Redjon Shtylla