Fotografia e parë e vajzës së Miriamit dhe Albanit


Miriam Cani ka zgjedhur një mënyrë tepër të veçantë për të uruar gjithë besimtarët e krishterë festën e Krishtlindjes. Këngëtarja ka postuar për herë të parë një fotografi të vajzës së saj pak javëshe, Ameli. Ajo shfaqet në ambientet e shtëpisë teksa mban në krah vajzën, ndërsa shkruan: “Gëzuar Krishtlindjen të gjithë besimtarëve të krishterë. Mbizotëroftë dashuria në këtë natë të shenjtë dhe qoftë bashkimi, paqja dhe ngrohtësia familjare si kjo e kësaj natë, në të gjithë vitin. Ju përqafojmë të gjithëve”, shkruan Miriami në Facebook. Fëmija i parë i Miriamit dhe partnerit të saj, Alban Skënderaj erdhi në jetë në fund të Nëntorit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?