Fotot mahnitëse, Pogradeci në “mbretërinë” e akullit
Pogradeci regjistroi këto ditë temperatuarat më të ulta të viteve të fundit. Me reshjet e borës dhe temperaturat që arrijnë deri në minus 14 gradë, pamja e qytetit të kujton imazhet e zonave siberike.
Pavarësisht problemeve me energjinë dhe bllokimin e rrugëve, imazhet e natyrës dhe qytetit janë mbresëlënëse. Syri i fotografit të ri dhe mjaft të talentuar Amadeo Hazizaj ka kapur disa nga momentet më të veçanta të këtij dimri të ftohtë, por të bukur në qytetin e Pogradecit.