Fotot / Protestuesit ndotin, punonjësit e Bashkisë në terren për të pastruar
Letra, qese, bidona uji dhe fara në tokë ishte panorama që lanë pas protestuesit e opozitës të cilët dolën sot në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Të ardhur me autobusë nga qytete të ndryshme të vendit duke proklamuar Republikën e re, protesta e opozitës ngjau më shumë me një piknik ku pjesëmarrësit konsumonin produktet që kishin blerë për të kaluar një ditë pushimi.
Menjëherë pas përfundimit të saj, ndërmarrjet e Bashkisë së Tiranës ndërhynë për të rikthyer normalitetin në rrugët dhe në lulishtet ku kaluan protestuesit.
Brenda disa minutash, me dhjetëra punonjës të Bashkisë së Tiranës si dhe automjete pastruese mblodhën mbeturinat që u lanë pas në trotuaret dhe në lulishtet përgjatë gjithë bulevardit.