Frazat më të bukura për nënat, një listë e gjatë për ta bërë të lumtur
Nënat mbeten gjithmonë nëna. Dhe ti gjithmonë dëshiron t’i dhurosh një emocion. I ke dhënë lule por nuk je e kënaqur. Po sikur t’i japësh diçka më të bukur: t’i dedikosh fjalët më të bukura për nënën?
Jeta filloi me zgjimin dhe dashurinë për fytyrën e nënës sime. (George Eliot)
Gjëja e bukur e një nëne është dhembshuria e saj, sa jep ajo, qoftë për fëmijët e saj, për nipat e mbesat apo për botën. Ajo ka një shkëndijë. (Kate Hudson)
Dashuria e nënës është lumturi, është paqe. Nuk ka nevojë të merret, nuk ka nevojë të meritohet. Ajo është aty si një bekim. Dhe kur nuk është, duket sikur e gjithë bukuria të ketë dalë nga jeta. (Erich Fromm)
Nëna është ajo histeria që shpërthen zemrën e lumturisë. (Oscar Wilde)
Një nënë është shoqja më e vërtetë që kemi, kur gjykimet e rënda dhe të papritura bien mbi ne; kur fatkeqësia zë vendin e begatisë; kur miqtë na braktisin; kur problemet shtohen rreth nesh, ajo ende do të kapet tek ne dhe do të përpiqet me urdhëresat e saj të sjellshme dhe këshillat për të shpërndarë retë e errësirës dhe për të kthyer paqen në zemrat tona. (Washington Irving)
Krahët e nënës janë më ngushëlluese se të çdokujt tjetër. (Princesha Diana)
Sepse unë e di se në majat e qiejve / engjëj, duke i pëshpëritur njëri-tjetrit / thonë se nuk mund të gjejnë, mes fjalëve të tyre të djegura të dashurisë / asgjë që të shprehë përkushtim, sa ai i Nënës. (Edgar Allan Poe)
Asnjë gjë nuk është e sigurt në këtë botë kënetë që ne jetojmë. Por ama, dashuria e një nëne është. (James Joyce)
Nëna: çdo dashuri fillon dhe përfundon aty. (Robert Browning)
Po të isha varur në kodrën më të lartë / nëna ime, nënë, o nëna ime / Unë e di që dashuria jote do të më ndiqte përsëri / nëna ime, nënë, o nëna ime! (Rudyard Kipling).
URIME PER DITELINDJE
U bëfsh 100, nëna më e mirë e të gjitha kohëve! Edhe pse plakesh përvit, zemra jote bëhet gjithmonë e më e re!
Nënë, çdo vit ti fiton çmimin “Nëna më e mirë në botë”. Askush nuk mund të të zëvendësojë në zemrën time. Je gruaja më e rëndësishme e jetës time. U bëfsh 100!
Faleminderit për dashurinë tënde të pakushtëzuar, për durimin e pafund, për ngrohtësinë e jashtëzakonshme dhe mbështetjen që më jep. Je ëngjëlli im, u bëfsh 100!
Vitet kalojnë por një siguri mbetet: ia ke dalë të transformosh këtë botë bardhë e zi, në përrallë me ngjyra. Faleminderit që ma ke mbushur botën me ngjyra të mrekullueshme. Gëzuar ditëlindjen!
Gëzuar ditëlindjen nënës më fantastike! Sa herë që bëj gjërat e duhura në jetë, kujtohem se ke qënë ti që më ke mësuar ti bëj. Të detyrohem ty për gjithçka.
/ një mendje e bukur