Fredi Beleri merr pjesë në mbledhjen e Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asocimit BE-Shqipëri
Eurodeputeti grek, Fredi Beleri është i pranishëm në mbledhjen e Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asocimit BE-Shqipëri, që po mbahet për herë të 20-të në Tiranë. Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, tha se anëtarësimi në Bashkimin Europian mbetet objektivi strategjik i Shqipërisë.
Ministrja e Punëve të Jashtme, Elisa Spiropali, tha reformat e bëra nga qeveria shqiptare në fusha dhe sektorë të ndryshëm të vendit, pasqyrojnë standardet europiane dhe aspiratën e shqiptarëve për t’u bërë pjesë e BE-së.
Kurse gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asocimit BE-Shqipëri, eurodeputeti Andreas Schieder tha Shqipëria ka pësuar shumë zhvillime vitet e fundit. Ai tha se në Tiranë është përmirësuar cilësia e standardit të jetesës.
KOHA JONË SONDAZH

