Frika nga koronavirusi, Irani liron 54 mijë të burgosur për të parandaluar përhapjen

Irani vendosi lirimin me kusht të 54 mijë të burgosurve si masë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Zëdhënësi i gjyqësorit Gholamhossein Esmaili u tha gazetarëve se të burgosurve u dha leje pas rezultuan negativ në testin për virusin.

Sipas BBC ky vendim nuk do të zbatohet për personat e dënuar me më shumë se 5 vite burg për çështje sigurie.

Për një periudhë prej 2 javësh Irani ka pësuar një rritje të ndjeshme të viktimave nga koronavirusi.

Në vend janë regjistruar 77 të vdekur dhe 290 të infektuar duke u bërë kështu vendi i dytë pas Kinës me numrin më të lartë të të vdekurve.

Njëzet e tre anëtarë të parlamentit të Iranit nga 2336 gjithsej, kanë rezultuar pozitiv me koronavirus.

SHKARKO APP