Frika nga vettingu, dorëhiqet drejtori i Policisë Shkencore
Drejtori i Institutit të Policisë Shkencore Xhevahir Çeloaliaj ka dhënë dorëheqjen nga policia si pasojë e arsyeve personale. Si pasojë bëhet e ditur se ndaj tij është ndërprerë edhe procesi i vettingut.
Në 4 dhjetor të këtij viti ka dhënë dorëheqjen edhe drejtori i IT në Policinë e Shtetit Ernest Dimashi duke ndërprerë kështu edhe procesin e rivlerësimit ndaj tij.
Në nisjen e procesit të vlerësimit, rreth 300 punonjës të policisë nuk plotësuan formularët dhe si pasojë ndaj tyre u ndërpre procesi i vettingut. Deri tani në policinë e shtetit janë konfirmuar në detyrë dy drejtues Zv/drejtori i SHCBA Adriatik Ago dhe drejtori i policisë kriminale Tonin Vocaj.
Nga radhët e policisë për shkak të rivlerësimit të figurës është përjashtuar Shefi i ankesave në SHCBA Tiranë Oltjon Shehu.