”Fundi i varrezave të makinave”, Rama poston videon: Nis aksioni në Mullet për pastrimin e hapësirave publike

Në zonën e Mulletit në Tiranë, Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara po vazhdon aksionin për lirimin dhe pastrimin e hapësirave publike të zëna nga automjete dhe motomjete të vjetra.

Kryeministri Edi Rama teksa ka ndarë një video nga aksioni, e ka cilësuar këtë ndërhyrje si një hap të rëndësishëm drejt një mjedisi më të pastër dhe më të sigurt për komunitetin. ”Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara vijon punën për lirimin dhe pastrimin e hapësirave publike të zëna nga automjete dhe motomjete të vjetra, që i nënshtrohen procesit të çmontimit dhe riciklimit sipas standardeve përkatëse, duke lehtësuar kesisoj mjedisin nga “varrezat” e ndryshkur”,-shkruan Rama.

Këto mjete të konsideruara si të amortizuara dhe jashtë përdorimit, po i nënshtrohen procesit të çmontimit dhe riciklimit, në përputhje me standardet përkatëse mjedisore. Synimi i këtij operacioni është përmirësimi i hapësirave publike dhe reduktimi i ndotjes së shkaktuar nga grumbullimi i mjeteve të braktisura, të cilat shpesh kthehen në “varreza” ndryshku.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ikja e Berishës nga kryetar e dëmton PD apo e shpëton?