“Fushata dhe kanabisi po “rrëzojnë” monedhën europiane”
Euro ka shënuar sot një tjetër rënie të fortë në tregun e këmbimit, duke zbritur në kuotën e 134.2 lekëve, niveli më i ulët i 8 viteve të fundit. Ekspertët e ftuar në rubrikën “Para e Pasuri” të Aurora Sulçes shpjeguan se ka shtim të sasisë së euros në treg, të krijuar nga burimet e fshehta, si paratë që po hidhen për fushatë zgjedhore dhe ato që rrjedhin nga kultivimi dhe tregtimi i kanabisit.
Euro po shënon një rënie të pazakontë në tregun tonë të këmbimit. Sipas kursit të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane zbriti këtë të premte në 134.2 lekë, niveli më i ulët i 8 viteve të fundit. Ekspertët e ftuar në rubrikën “Para e pasuri” të Aurora Sulçes e shpjeguan rënien e euros me rritjen e ofertës në treg, të gjeneruar kryesisht nga burimet e padukshme, si paratë që po hidhen për fushatë zgjedhore dhe ato që rrjedhin nga kultivimi dhe tregtimi i kanabisit.
Enio Civici: Njëra lidhet me nisjen e fushatës zgjedhore dhe përfshirjes së monedhës euro apo monedhave të tjera për pagesat e ndryshme. Një tjetër aryse jo zyrtare, por që është e pamatshme është ajo që lidhet me prodhimine marijuanës. Është e pamatshme jeni në kufijtë e spekulimit, është në nivele të ulëta sepse këto qarqe nuk i depozitojnë apo i fusin në sistem.
Zana Guxholli: Një arsye që është bërë e dukshme dhe e dhimbshme është bërë kanabizimi, dhe iu referohemi depozitave. Zakonisht në Shqipëri trendi është depozitat në lekë kanë qenë më të mëdhaja. Vjet nga sivjet kemi një kërcim të depozitave me 300 mln euro. Edhe zgjedhjet kanë influencë, por jo kaq sa thuhet.
Por një tjetër efekt me ndikim në kursin e këmbimit është edhe ai psikologjik, ku për shkak të krizës politike krijohen pasiguri tek agjentët ekonomikë, cka shoqërohet me zhvlerësim të monedhës vendase. Nga rënia e euros përfitojnë të gjithë ata që kanë kredi në monedhë, pasi do të paguajnë më pak për këstet mujorë; importuesit do t’i blejnë më lirë mallrat dhe produktet cka pritet të shoqërohet me rënie të cmimeve në treg; nga ana tjetër, edhe qeveria do të paguajë më pak për borxhin e jashtëm. Ndërsa me humbje dalin eksportuesit, norma e fitimit të së cilëve do të ulet.