Fushata e PS-së vijon, Balluku: Derë më derë e sy më sy në çdo cep të Tiranës me Manastirliun

Edhe pse zgjedhjet për bashkinë Tiranë janë pezulluar me vendim të Gjykatës Kushtetuese, fushata politike po vijon. Zv/kryeministrja, ministrja dhe drejtuesja politike e PS-së në Tiranë për këto zgjedhje të pjesshme, Belinda Balluku ka ndarë pamje nga takimet që kandidatja Ogerta Manastirliu po zhvillon e shoqëruar edhe nga deputetë të PS-së Në një video të publikuar në Facebook, Balluku shkruan shkurt ”Derë më derë e sy më sy në çdo cep të kryeqytetit me Ogerta Manastirliun”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?