Galdini: Shqiperise i duhet nje skenar si ai i Zaevit te Maqedonise
Duke qene se sot eshte nje dite e rendesishme per vendin per shkak te vizites se Komisionerit Europian per Zgjerimin Johanes Hahn dhe zhvilimit te Dialogut te Nivelit te Larte Shqiperi – BE, shkruhet ne nje deklarate per shtyp te leshuar nga LDE – Partia per Liri, Demokraci dhe Etike, eshte e rendesishme qe te ritheksohet per politiken dhe publikun shqiptar domosdoshmeria e miratimit sa me pare te Reformes ne Drejtesi.
Kryetari i LDE Arian Galdini, nepermjet kesaj deklarate shton gjithashtu se: “Krimi dhe korupsioni e kane kapur per fyti politiken dhe institucionet shqiptare. Klientelizmi dhe sponsorizimi i fushatave dhe karrierave politike nga njerez te krimit apo nga oligarke, jane kthyer ne mekanizmin vrastar te demokracise dhe lirise. Nuk ka me zgjdhje te lira e te ndershme, nuk ka me konkurence, nuk ka me meritokraci. Ne politike ose ne institucione, madje edhe per te fituar nje vend te thjeshte pune duhet te plotesosh ose dosjen e krimit ose dosjen e oligarkeve, ose dosjen e kaqolit qe nuk sheh, nuk kupton, nuk degjon, nuk mendon por vetem zbaton. Te zotet dhe te talentuarit e ketij vendi po dekurajohen cdo dite e me shume. Kush mendon shpallet armik. Kush kritikon shpallet rrezik publik. Kush kundershton me mendim e veprim shpallet non grata. Kjo lloj shoqetie e ky lloj realiteti qe po ndertojme, po vret cdo dite shpresen dhe mundesite e ketij vendi per tu bere. Sepse eshte bere ky vend, si vend ku kane e gjejne vend vetem te pamerituarit, kaqolat, apo perfaqesuesit e krimit a oligarkeve. Ndaj ne si LDE besojme se Reforma ne Drejtesi eshte tejet e rendesishme ngase mund te cliroje nje ndjesi e frymemarrje shprese qe gjerat ndoshta mund te fillojne te ndreqen. Cdo shqiptar sot ka nevoje ta shohe Drejtesine ne pune. Cdo shqiptar ka nevoje ta shohe Drejtesine te afte, te kurajshme dhe ne gjendje per te ndeshkuar te Paprekshmit e Politikes, Krimit dhe Oligarkive. Drejtesia nuk mund te jete me thjesht nje mall tregu qe blihet.”
Me tej Galdini vazhdon: “Politika shqiptare nuk e do por edhe nuk e di sesi ta realizoje Reformen ne Drejtesi. Sepse nuk e ka pjese te kultures se saj aktin dhe veprimin frymezues qe sheh pertej brezave. Ndaj gjendja e shokut dhe konfliktit te vazhdueshem qe ka politkka shqiptare eshte faj dhe padije prej njerezish te vegjel qe pameritueshmerisht kane zaptuar Role te Medha. Komisioneri Hahn sot do te perpiqet qe ti ule, ndihmoje, trysnoje qe palet politike ne Shqiperi ti rikthehen Dialogut. Ne do te pershendesnim parimisht cdo akt dialogu. Dialogu, komunikimi, bashkeveprimi, bashkerendimi nuk duhet te quhet fakultative dhe akte part time dhe nen kushte specifike te politikes shqiptare. Dialogu, komunikimi, bashkeveprimi, bashkerendimi duhet te jene natyralitet dhe normaliteti i normaliteteve. Por duhet Johanes Hahn apo John Kerry, Mogherini apo cilidoqofte nga Partneret Nderkombetare qe ne te perftojme sadopak luksin e ndonje soj dialogu mes paleve politike ne Shqiperi. Ndaj ne si LDE e vleresojme dhe e pershendesim kete dite te rendesishme, viziten e Komisionerit Hahn, Dialogun e Nivelit te Larte Shqiperi – BE, mundesine e nje Dialogu sidoqofte shqiptar – shqiptar me ndihmen e Hahn, si edhe cdo perpjekje per mberritjen ne miratimin e Reformes ne Drejtesi. E megjithate ne besojme se vetem Reforma Drejtesi, nuk ben dot pune ne Shqiperi. U bejme thirrje Partnereve Nderkombetare qe te ndihmojne ne krijimin e kushteve per nje skenar si ai i Zaevit ne Maqedoni, sepse vetem me shpalosjen e te vertetave npermjet pergjimeve mund te kemi shanse ta tejkalojme kete qorrsokak ku e ka zhytur vendin tone Politika e kapur nga Krimi dhe Oligarkite. Shqiperise i duhet nje Zaev dhe skenar pergjimesh. Perndryshe vetem Reforma ne Drejtesi do te jete nje sui generisem qe nuk do te na coje kurkund.”