Gara me debate për Prokurorin e Përgjithshëm, shtyhet shqyrtimi i pesë kandidaturave
Gara për Prokurorin e ri të Përgjithshëm është shoqëruar me debate dhe kërkesa të njëpasnjëshme për përjashtime brenda Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
Kandidati Ylli Pjetërnikaj ka kërkuar përjashtimin e anëtarit Vatë Staka, duke pretenduar konflikt interesi. Gjatë mbledhjes së fundit, Staka kërkoi përjashtimin e Zeqir Hodos, duke pretenduar se ky i fundit kishte komunikuar me Pjetërnikajn edhe pas largimit të tij nga detyra e këshilltarit pranë KLP-së.
Hodo kërkoi kohë për t’u shprehur, ndërsa më pas kërkoi edhe përjashtimin e Sokol Stojanit, duke vënë në dyshim objektivitetin e tij. Debati mes anëtarëve kaloi edhe në replika personale, duke detyruar anëtaren Ledina Riza të kërkonte ndalimin e përplasjeve.
Mbledhja përfundoi pa vendim, ndërsa procesi për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm vijon të jetë me vonesë. Në garë janë: Adnan Xholi, Arta Marku, Fatjona Memçaj, Rovena Zoto dhe Ylli Pjetërnikaj. KLP duhet të përzgjedhë tre emra dhe t’ia dërgojë Kuvendit për votim.
KOHA JONË SONDAZH

