Gara në PD? Bushati: Mospranimi i Salianjit ishte i pritshëm, por pranimi i Meremes e bën procesin qesharak
Në selinë blu do të mbahet zgjedhjet për kryetarin e partisë, por pa kundërshtarë ndaj Berishës. Analisti Andi Bushati bën një paralelizëm mes ish-deputetit Ervin Salianji dhe kandidates Mejreme Sela, me profesion mjeke. Sipas Bushatit, përjashtimi i Salianjit ishte i pritshëm, por pranimi i Selës në garë e bën procesin edhe më pak serioz.
”Them ky lajmi i sotëm, duhet të bëhet shkasë të zbulohet një grup i ri armiqësor në PD. Ne e prisnim që Salianjin nuk do ta lejonin. Këtu ishte brenda normalitetit të PD, por këta që pranojnë Meremen, zonjën Mereme, e bëjnë garën qesharake. Më mirë garë e dhunshme, sesa qesharake.
Midis dy zgjedhjeve, do të preferoja të parën. Kush ka bërë këtë të dytën, që i ka dhënë okej zonjës Mereme, ka djallëzi kundër Berishës.
Pse nuk duan këta? Berisha me këdo të shkonte, fiton. Të njëjtën gjë ka edhe Rama me Spiropalin. As i prishet puna nga kritikat, por e kanë në mendësi të shenjuar që duan diktatin që askush të mos jetë konkurrent.
Thelbi është, duan të ngulin mendësinë e diktatit në parti. Ky është i vetmi shpjegim racional se përse nuk pranojnë gara edhe kur rezultatin e dinë”,-tha i ftuar në emisionin ”Të Paekspozuarit”.
KOHA JONË SONDAZH

