Garda e nxorri me forcë nga Kuvendi, Shehaj: U urdhëruan nga Balla, më penguan të hyja se vinte Rama

Kryetari i Partisë ”Mundësia”, Agron Shehaj që në orën e parë të seancës plenare, u përjashtua dhe më pas Garda e nxorri me forcë. Ai thotë se është një veprim i urdhëruar nga Taulant Balla, ndërsa e lidhi këtë, sipas tij, me praninë e kryeministrit Edi Rama në seancën plenare. I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Shehaj tha se sulmet ndaj tij janë intensifikuar për shkak të mbështetjes në rritje që, sipas tij, po merr kërkesa për ndryshim politik në vend.

”Ka kohë që kanë filluar të më sulmojnë. Kjo është një gjë që pritet, nuk është çudi, vijnë si pasojë e faktit që njerëzit po protestojnë si kurrë më parë, duan ndryshim radikal, jo vetëm largimin e Ramës, por ndryshim total të mënyrës si është qeverisur Shqipëria. Përdorin Ballën, sepse atë kanë. Gjithë ky mund për të më bërë pis, për të hedhur baltë po ju shkon dëm. Të të akuzojë Taulant Balla, për pronat që kam, që e di gjithë Shqipëria si i kam bërë, është të vësh duart në kokë dhe e pabesueshme për këdo”,-tha Shehaj.

Nga ana tjetër, Shehaj tha se kishte të drejtë të merrte pjesë në seancë pasi, sipas tij, afati i përjashtimit kishte përfunduar. Ai pretendoi se ndalimi i hyrjes në Parlament ishte i motivuar politikisht dhe kishte për qëllim shmangien e një përballjeje me kryeministrin.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Për atë që ndodhi sot, do të hyja në Parlament, sepse në datën 22 u përjashtova 30 ditë. Afati skadonte para dy ditësh. Por ngaqë sot do të vinte në Parlament Rama, dhe duhet të siguronte kushte të mos ndodhte ajo që ndodhi para një muaji, ku i thashë Ramës që nuk është gjë tjetër veçse autokrat banal që ka vjedhur qytetarët më të varfër në Evropë. Atëherë Taulanti krijoi kushtet, që unë të mos isha”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?