Komisari i Gardës krijon Sindikatën sipas ligjit, por e shkarkojnë menjëherë! Nuk pyesin as Ministrin si Gardë!

Të shkarkojnë se kërkon një të drejtë kushtetuese e ligjore! Kjo i ka ndodhur një komisari të gardës së Republikës, i cili ka vite që shërben në Gardë dhe pa asnjë qortim apo vërejtje, porse sapo krijon Sindikatën e Gardës, ku kanë firmosur shumë punonjës, ai pushohet.

Ky quhet Bardhok Ndoji, i cili thotë për “KOHA JONË” se ka punuar ditë-natë, pa shpërblim, si gjithë kolegët e tij dhe kurrë nuk ka bërë zë për trajtimin në Gardë, dhe një ditë ai mori vendimin me shokët e punës që të kenë Sindikatën e tyre.

E krijoi me vendim gjykate dhe vazhdoi punën si përditë. Zhvilloi takime dhe sipas ligjit kërkoi disa të drejta për gardistët. Më 20 shkurt 2024, ai u njoh si kryetar i Sindikatës së Gardës me vendim gjykate. Por nuk vonuan dhe e shkarkuan më 24 prill 2024.

Ndërkohë Garda e Republikës kërkon në gjykatë shkrirjen e Sindikatës, një gjë e pa dëgjuar ndonjëherë, por me datë 13 qershor 2024 gjykata rrëzon kërkesën e Gardës.

Garda nuk ndalet me kaq, prapë vazhdon presionin që të shkrijë Sindikatën. Vetë ministri i Brendshëm, Taulant Balla, më 21 maj 2024 i kërkon me shkresë zyrtare Gardës së Republikës të respektojë Sindikatën, por prapë Garda nuk pyet as ministrin e tij! Sindikata ankohet te Komisionieri për Mbrojtjen nga Diskriminimi. Sërish i jepet e drejtë Sindikatës.

Garda nuk pyet!

Më 31 maj 2024 Avokatja e Popullit dënon veprimet e Gardës.

Por prapë Komandanta e Gardës nuk do t’ia dijë për vendimet gjyqësore të mësipërme, duke përfshirë Komisionierin për Mbrojtjen nga Diskriminimi dhe rekomandimet e Avokatit të Popullit.

Nga komunikimet shkresore të Sindikatës së Gardës me punëdhënësin Garda e Republikës, kjo e fundit injoron kërkesat për vijimësinë, ecurinë në lidhje me kontratën kolektive të punës konform përcaktimit të kodit të punës.

 

 

 

 

 

 

SHKARKO APP