Gati për festën e Halloween
Historia e Halloween
Festa e Halloween ka lindur rreth 2000 vjet më parë, përkatësisht në Britaninë e Madhe, Irland dhe Francën Veriore në vendin ku jetonin Keltët. Cdo vit organizohej një festival në fund të vitit dhe viti i Ri për ta fillonte në 1 Nëntor dhe festivali quhej “Samhain”. Fundi i vitit nënkuptonte fundin e verës dhe fillimin e një sezoni të gjatë e të vështirë të dimrit, gjatë të cilit ndodhnin shumë fatkeqësi dhe vdekje.
Për këtë arsye ata besonin se në 31 Tetor, jeta dhe vdekja ishin shum afër. Prandaj Keltet në mënyrë që të trembnin shpirtrat e këqinjë visheshin me costume të çuditshme. Pjesë e ritualit të tyre ishte dhe prezenca e një zjarri të madh për të nderuar zotërit e tyre.
Tradita e festës vazhdoi dhe tani më emri i saj u ndryshua nga “Samhain” në “All Saints Day” ose “All Hallows Eve” e më vonë u quajt “Halloween”.
Festa e Halloween është përhapur më vonë në USA ku u bë fest zyrtare e shoqëruar me costume dhe dekore të posaçme.
Në traditën e Halloween janë:
1. Kostumet
2. Zjarri I Madh
3. Kungulli
4. Histori të Frikshme