Gati për shtatorin, Rama publikon pamjet nga shkolla e rikonstruktuar në Patos
Kryeministri Edi Rama njoftoi se shkolla “Sotir Çapo” në Patos është gati të presë nxënësit për vitin e ri shkollor, pas përfundimit të investimeve të realizuara nga Ministria e Arsimit dhe Bashkia Patos.
“Shkolla “Sotir Çapo” në Patos është gati për vitin e ri shkollor. Investimi i Ministrisë së Arsimit dhe Bashkisë Patos i ka kthyer këto ambiente në një qendër moderne jo vetëm për mësim, por edhe për sport, aktivitete komunitare dhe programe pas shkolle për nxënësit” shkruan Rama në rrjete sociale.


