
Protestuesit janë grumbulluar sërish në sheshin “Skënderbej”, pas lëvizjeve në disa zona të kryeqytetit dhe ndjekjes nga forcat e policisë. Turma u zhvendos nga Unaza e Vogël drejt sheshit “Avni Rustemi”, ku protestuesit u ndoqën nga uniformat blu. Protestuesit po hedhin kapsolla, ndërsa policia po kundërpërgjigjet me gaz lotsjellës, në një tjetër moment tensioni gjatë protestës. Protestuesit po shkulin edhe pllakat në qendër të sheshit për të sulmuar mjetet e Policisë së Shtetit dhe ministritë. I gjithë sheshi “Skënderbej” është mbuluar me një “re” nga gazi lotsjellës i hedhur nga uniformat blu.
