Gazeta britanike ”The Independent” rekomandon Shqipërinë: Plazhe si në Maldive, më lirë se Greqia

Shqipëria është përfshirë nga gazeta britanike “The Independent” në listën e 10 destinacioneve europiane që turistët mund të zgjedhin për të shmangur radhët e gjata të krijuara nga sistemi i ri i hyrje-daljeve në zonën Shengen, EES.

Sistemi i ri kërkon regjistrimin e të dhënave biometrike të udhëtarëve, përfshirë shenjat e gishtërinjve dhe fotografinë e fytyrës. Në disa pika kufitare, zbatimi i tij ka shkaktuar pritje të gjata, të cilat në rastet më problematike kanë arritur deri në pesë orë.

Në këtë situatë, “The Independent” sugjeron disa destinacione europiane që nuk janë pjesë e zonës Shengen, mes tyre edhe Shqipërinë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gazeta e përshkruan Shqipërinë si një alternativë më ekonomike ndaj Greqisë dhe Kroacisë, duke veçuar Rivierën Shqiptare për plazhet dhe ujërat bruz. Ndër destinacionet bregdetare përmenden Ksamili dhe Himara, ndërsa për turistët që kërkojnë natyrë dhe aventura rekomandohen Alpet Shqiptare dhe shtegu i Qafës së Valbonës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Edhe Tirana përfshihet në rekomandime si një zgjedhje për një udhëtim të shkurtër, falë ndërthurjes së arkitekturës historike me ndërtesat moderne dhe kostove relativisht të përballueshme.

Përveç Shqipërisë, në listën e “The Independent” janë edhe Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Bosnjë-Hercegovina, Serbia, Moldavia, Qipro, Irlanda dhe Mbretëria e Bashkuar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?