Gazetari britanik: Albin Kurti e mbajti premtimin, tani është gati për zgjedhje kurdo që ato të jenë

Gazetari britanik dhe njohësi i mirë i Ballkanit, Tim Judah thotë se Albin Kurti ka nisur një lojë të gjatë politike. Në një postim në Twitter ai shprehet se nëse Kurti humbet pushtetin, qeveria e re do të jetë shumë e dobët, ndërkohë që kryeministri në detyrë e ka nisur fushatën.

Teksa komenton vendimin për heqjen e taksës dhe vendosjen e reciproritetit me Serbinë, Judah shkruan:

“Duke përmbushur premtimin e tij zgjedhor, por edhe duke bërë në mënyrë të qartë atë që Grenell i kërkoi të mos e bënte Albin Kurti  po luan një lojë të gjatë. Nëse ai e humbet pushtetin së shpejti qeveria e re do të jetë e dobët, por ndërkohë ai ka filluar fushatën e ardhshme zgjedhore kurdo që ajo do të jetë”.

SHKARKO APP