Gazetari i Vitit, Ilva Tare
Vlerësimi i lexuesve, një përgjegjësi e shtuar
Nga Ilva Tare
Vlerësimin e lexuesve të gazetës ikonike të shtypit shqiptar "Koha Jonë" e çmoj si një përgjegjësi të shtuar dhe angazhim për më shumë punë në shërbim të informimit të publikut. Faleminderit lexuesve, por edhe botuesit Nikoll Lesi për zhurmën që krijon mendja e tij!
Viti 2014 nuk ka qenë i lehtë për qytetarët shqiptarë dhe as për median. Sfida të shumta që presin zgjidhje dhe dilema që duan përgjigje përmes raportimeve sa më profesionale dhe të besueshme të gazetarëve. Kjo është një përpjekje që më mundon çdo ditë në punën time. Shpresoj që publiku të mirëkuptojë edhe vështirësitë e gazetarëve, të cilët nuk janë imunë ndaj problemeve që kalon vendi.
Faleminderit edhe Presidentit të RTV Ora News, z. Ylli Ndroqi, që më ka besuar dhe mbështetur në përpjekjet e mia për të bërë gazetari sa më afër standardeve profesionale edhe në kushtet kur studiot televizive ndikohen nga zëdhënia politike dhe interesat e tyre. Nuk është e lehtë dhe e parashikoj edhe më të vështirë përgjatë vitit elektoral 2015.
Misioni i gazetarëve për të dëshmuar faktet që shërbejnë për të shkruar një draft të parë të ngjarjeve, është i sfiduar nga rrethana dhe grupe interesash më të fuqishme se e vërteta dhe e drejta. Deri më sot askush nuk mund të thotë që ka fituar mbi të vërtetën dhe të ketë monopolin e zotërimit të saj. Koha është matësi më i përafërt i së vërtetës. Prej dy dekadash unë i kam besuar vetes dhe punës sime dhe jam ndjerë e vlerësuar nga publiku dhe mesazhet inkurajuese. Kurajo dhe përulje ndaj interesave të publikut i uroj edhe kolegëve të mi të medias shqiptare për 2015-tën!
Ilva Tare
Arsimi
– Master shkencor në media dhe komunikim në London School of Economics, 2007- 2008
– Përditësim i teorive të ndryshme, koncepteve dhe zhvillimeve shkencore në fushën e kërkimit të medias dhe komunikimit. Mbrojtja e temës së Masterit për televizionet private, pas viteve ‘2000 në Shqipërinë post komuniste, e vlerësuar me Distinction.
– Studimet e larta për Gazetari në Universitetin e Tiranës, 1994-1998.
– Lëndët e studiuara përfshijnë etikën, kritikën analitike të shtypit, shkrimi, raportimi, menaxhimi dhe praktika në televizion.
Eksperienca profesionale
– Drejtore e Departamentit të Informacionit në RTV “Ora News” 2014, në vazhdim.
– Organizon dhe drejton redaksinë e lajmeve për ndjekjen e ngjarjeve të ditës
– Koordinon thellimin dhe qëndrimin editorial të lajmeve për ngjarje me interes të veçantë për publikun.
– Drejtore dhe prezantuese e “Tonight Ilva Tare” në “Ora News” 2011, në vazhdim.
– Producente e një programi politik dhe të aktualitetit, me thellim në analizë dhe ekspertizë.
– Intervista ekskluzive me personalitete shqiptare dhe ndërkombëtare.
– Gazetare për Mergermarket (pjesë e ‘Financial Times’ group) 2009-2010.
• Artikuj dhe intervista hulumtuese për aktivitete të shitjeve dhe blerjeve të kompanive në Ballkan.
• Përgjegjëse për Shqipërinë, Kosovën, Maqedoninë dhe Malin e Zi.
– Drejtore dhe Producente e Programit “ORA 7” në TV Klan 2005-2007.
• Konceptim dhe realizim i programit të parë televiziv në Shqipëri me lajme dhe ngjarjet e fundit.
• Realizim i sondazheve të përditshme TV me teleshikuesit për çështje kyçe.
– Trajnere e Medias për OSBE, Shqipëri, Prill-Maj 2005
• Trajnim me TV lokale të punonjësve dhe gazetarëve në disa qytete.
• Përpilim i një raporti me përfundime për OSBE mbi gjendjen e TV lokale në Shqipëri.
– Drejtore e Lajmeve dhe Prezantuese e lajmeve të mbrëmjes “Vizion Plus”, 2002-2005
• Μenaxhim dhe drejtim i programeve të informacionit të televizionit.
• Përgjegjësi për zgjedhjen, përpunimin dhe prezantimin e ngjarjeve kryesore të ditës dhe mbikëqyrje e linjës editoriale të lajmeve.
– Kryeredaktore e Lajmeve “Telenorba Shqiptare”, 1998-2002
• Drejtuese e departamentit të lajmeve
• Prezantuese e edicionit kryesor të lajmeve
– Gazetare në TVSH, 1994-1997.
• Bashkëpunëtore në departamentin e lajmeve të Televizionit Publik Shqiptar.
• Prezantuese e lajmeve të edicioneve të ditës.
– Eksperiencë Prodhimi Dokumentarësh
• Bullets and Bucks: Al Jazeera English, Gjuha Angleze – 2010
• Producente e një dokumentari 21 minutësh për Al Jazeera English për shpërthimin e Gërdecit ku u vranë 26 vetë dhe u plagosën dhjetëra të tjerë. Skandali përfshin tregti ndërkombëtare armësh, korrupsion dhe vrasje.
– Media: Mision apo Biznes? Gjuha Shqipe – 2002
• Producente e një dokumentari 60-minutësh, realizuar në SHBA për çështjet e lirisë dhe medias në Amerikë. U zhvilluan me shumë se 30 intervista me gazetarë dhe ekspertë të medias në Washington DC, New York, i sposorizuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit.
Gjuhët e huaja
• Shkrim dhe komunikim i shkëlqyer në Anglisht, Frëngjisht dhe Italisht. Nivel i ndërmjetëm në Spanjisht.