FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Gazetari Klevin Muka lexon deklaratën e grupit koordinues: Qytetarët u dhunuan, Ramës i është sosur durimi

Gazetari Klevin Muka, i autorizuar i grupit koordinues të 33 protestave të zhvilluara në Tiranë, doli përballë Kryeministrisë, dhe foli në lidhje me protestën që u zhvillua para Kuvendit, ku pati përplasje mes qytetarëve dhe policisë.

”Sot, meqenëse kishte seancë plenare, kishim vendosur të mbanim protestë para Parlamentit për t’u treguar deputetëve që nuk na përfaqësojnë. Në protestën e ditës së sotme kishim lajmëruar qytetarët që të pajiseshin me vezë dhe miell, me qëllim që të bënin pis deputetët që nuk përfaqësojnë votuesit, por kryetarin”,-tha Muka.

Gazetari pretendoi se një prej protestueve është dhunuar nga truprojat e Ulsi Manjës, në një prej kafeneve pranë Kuvendit. “Njërit prej protestuesve dyshohet se i është thyer hunda. Në atë moment dukej se policia kriminale ishte bërë gati për dhunimin e qytetarëve”,– tha Muka.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Pas kësaj, protesta vijoi normalisht, me qytetarët e revoltuar. Kjo ndodhi deri sa qytetarët, të ulur para Parlamentit, filluan të dhunoheshin nga policia. Policia e Shtetit ndërhyri me dhunë, duke përdorur shkopinj gome dhe gaz lotsjellës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kryeministrit Rama dhe shtetit kriminal i është sosur durimi. Ne do t’i themi që kjo protestë është gjëja më e bukur që i ka ndodhur këtij vendi dhe do të jemi këtu derisa ai të largohet në mënyrë paqësore, ashtu siç e kërkojnë qytetarët. Nëse argumenti juaj është dhuna, argumenti ynë është qëndresa dhe rezistenca”,-tha Muka.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?