Gazetarja e Top Channel plas “bombën”: Një i burgosur për jetë do të lirohet këto ditë
Gazetarja e kronikës Anila Hoxha ka lëshuar alarmin përmes një shenimi të saj në facebook.
Vini re …! !!, shkruan ajo.
A po bëhet gati “dreqtësia” të nxjerre në liri një tjetër të dënuar të perjetshëm???!
Ja postimi i saj i plotë:
Vini re …! !!
A po bëhet gati “dreqtësia” të nxjerre në liri një tjetër të dënuar të përjetshëm???!
Në pritje të rezultateve të vettingut kur të gjithë po numerojmë kokat e prera të gjyqësorit dhe prokurorisë, të tjerët po shijojnë rrëmujen
Në kushtet kur gjyqësori është në kolaps, ky i dënuari i perjetshëm mund të dalë javët në vazhdim. Dhe me shumë mundësi ky vendim do shpallet nga një gjykatë rrethi.
Kaq.
Do doja që kjo qe sapo shkruajta të ishte një status fake news.
Por nëse do jetë kështu, mundesitë përse ai do lirohet janë:
A. Lekët…..!!
B. Askush nuk ka kush e kontrollon gjykatën sepse Inspektoriati i Larte i Drejtësisë nuk egziston
C. Prokuroria e Përgjithëshme po fle gjumë. Prokurorët e thjeshtë janë të pataksur sepse kanë dy llogari të hapura nga njëra anë kriminelët dhe nga ana tjetër presioni i vettingut. Disave prej tyre madje kanë filluar tu dërgohen mesazhe dhe të kërcënohen nga vettingu edhe nga njerëz që i kanë hetuar
D.Këshilli i Lartë Gjyqesor është në autobuz dhe mban ende të arkivuara 180 ankesa të qytetarëve që pas ngritjes se Klgj ankohen se gjyqtarë të caktuar kanë shkelur ligjin dhe paanësinë e pushtetit të tretë. Por këto ankesa jane arkivuar në listë pritje derisa të ngrihet Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë , që do duhet të kryente hetimin për këto ankesa.
E gjitha kjo i shkon për shtat asaj barsaletës me kafshë pylli. Gomarin po e kafshonte ujku dhe ai i shkreti mbylli sytë fort dhe u lut :
” Bëje Zot ënderr ..!”