Gazi lotsjellës ndaj protestuesve, Lamallari: I certifikuar nga kompanitë prodhuese

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka deklaruar në Kuvend se lëndët e përdorura nga Policia e Shtetit për të neutralizuar e protestuesit janë të gjitha të certifikuara.

Lamallari shtoi se protesta po bëhet nga mercenarë të paguar dhe i bëri thirrje opozitës të largojë prej saj njerëzit me kapuçë.

“Konfirmoj që lëndët e përdorura nga Policia e Shtetit janë lëndë speciale irrituese profesionale për vetëmbrojtje dhe neutralizim të personave të dhunshëm, të certifikuara dhe të përdorura nga forcat policore në vendet e Bashkimit Europian dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Lajmi nuk është spraj i përdorur. Lajmi është që partia e “molotovarëve”është shndërruar në parti të “skuthave”, që hedhin gurin dhe fshehin dorën. Nuk mund të pretendoni se përfaqësoni zërin e protestës, ndërsa toleroni njerëz me kapuçë dhe individë që kërkojnë të nxisin dhunë. Largoni njerëzit me kapuçë përpara se t’i largojë Policia. Policia e Shtetit po bën detyrën e saj konform ligjit për të garantuar mbarëvajtjen e protestës. Nuk keni asnjë të drejtë morale t’i jepni leksione Policisë së Shtetit për mënyrën se si garanton rendin dhe sigurinë”, tha Lamallari.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?