Gazment Bardhi kërkon hetim për denoncimin e Gent Prognit: Çdo kërcënim ndaj protestuesve duhet zbardhur

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas denoncimit publik të aktivistit Gent Progni, i cili ka pretenduar se gjatë protestës një person ka tentuar ta godasë me thikë.

Përmes një reagimi publik, Bardhi e cilësoi ngjarjen si “jashtëzakonisht serioze”, duke theksuar se çdo pretendim për kërcënim ndaj jetës së qytetarëve që ushtrojnë të drejtën kushtetuese për të protestuar duhet të hetohet me profesionalizëm, paanshmëri dhe pa asnjë vonesë.

Sipas tij, një klimë frikësimi apo dhune ndaj aktivistëve dhe protestuesve është e papranueshme dhe bie ndesh me parimet e një shteti demokratik.

Swiss Digital Desktop Reklama

Postimi i plotë

Swiss Digital Mobile Reklama

Denoncimi publik i aktivistit Gent Progni, sipas të cilit një person ka tentuar ta godasë me thikë gjatë protestës, është një ngjarje jashtëzakonisht serioze që kërkon reagim të menjëhershëm nga organet ligjzbatuese.

Çdo pretendim për kërcënim ndaj jetës së qytetarëve që ushtrojnë të drejtën kushtetuese për të protestuar duhet të hetohet me profesionalizëm, paanshmëri dhe pa asnjë vonesë. Një klimë frikësimi apo dhune ndaj aktivistëve dhe protestuesve është e papranueshme dhe bie ndesh me parimet e një shteti demokratik.

I bëj thirrje Prokurorisë dhe Policisë së Shtetit të hetojnë me përparësi këtë denoncim, të sqarojnë plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe të vënë para përgjegjësisë çdo person që rezulton i përfshirë. Siguria e qytetarëve dhe garantimi i së drejtës për të protestuar duhet të mbeten të pacenueshme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?