Gazment Bardhi: Nuk merret PD-ja me takimet private te Ervin Salianjit!

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në Euronews Albania, në të njëjtën kohë kur deputeti Ervin Salianji zhvillonte një takim me struktura të PD-së në Durrës.

I pyetur nga gazetarja Mirela Milori për mënyrën se si e lexon këtë takim, Bardhi deklaroi se mbështet plotësisht qëndrimin zyrtar të PD-së dhe të kryetarit Sali Berisha, sipas të cilit çdo mbledhje jashtë forumeve partiake konsiderohet private.

“Mbështes qëndrimin zyrtar të PD-së dhe të kryetarit Berisha, që ka thënë se çdo mbledhje jashtë forumeve është private. PD nuk pengon askënd të shprehë lirisht mendimin e tij apo të takohet me demokratët”, theksoi Bardhi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai nënvizoi se Partia Demokratike ka institucione funksionale ku askujt nuk i kufizohet e drejta e fjalës dhe se çdo anëtar i kryesisë mund të zhvillojë takime me demokratët, duke zgjedhur vetë nëse i bën publike apo jo.

Swiss Digital Mobile Reklama

Më tej, i pyetur nëse lëvizjet e Salianjit mund të tërheqin demokratë të pakënaqur dhe të krijojnë keqkuptime me bazën, Bardhi mohoi kategorikisht një situatë të tillë.

“Nuk ka keqkuptim te baza në raport me këto që po ndodhin në PD. Shqipëria ka shumë më shumë probleme që meritojnë kohë dhe vëmendje sesa kjo temë. Nuk shikoj asnjë problem”, deklaroi ai.

Bardhi shtoi se PD duhet të fokusohet te çështjet madhore që prekin qytetarët, ndërsa debatet e brendshme nuk duhet të marrin vëmendje më të madhe sesa meritojnë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?