Gazment Bardhi për deklaratën e ministrit Hoxha: Fyerja ndaj shqiptarëve nuk kalon pa përgjegjësi

Kreu i gripit të PD, Gazment Bardhi ka reaguar për deklaratën e ministrit të Europës dhe punëve të Jashtme Ferit Hoxha, pas debatit të krijuar për një mesazh të atribuuar këtij të fundit, ku ai ofendonte shqiptarët në Maqedoninë e Veriut.

Në një postim në Facebook, Bardhi e ka cilësuar të papranueshme gjuhën fyese ndaj shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, duke theksuar se një deklarim i tillë nuk mund të konsiderohet çështje e tejkaluar pa mbajtur përgjegjësi politike. Sipas tij, përdorimi i termit “idiotë” ndaj shqiptarëve që jetojnë në Maqedoninë e Veriut përbën një shkelje të rëndë të detyrimeve kushtetuese të autoriteteve shqiptare ndaj diasporës.

Ai shton se situata është edhe më problematike në një kohë kur shqiptarët në Maqedoninë e Veriut përballen me sfida të shumta, duke e konsideruar deklaratën si të dëmshme për marrëdhëniet dhe përfaqësimin institucional.

Swiss Digital Desktop Reklama

Reagimi i plotë

Swiss Digital Mobile Reklama

Fyerja ndaj shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, duke i cilësuar ato si “idiotë”, nuk mund të jetë kurrë një çështje e tejkaluar, pa mbajtur përgjegjësi politike. Ky cilësim nga ministri përgjegjës për politikën e jashtme të Republikës së Shqipërisë, vjen në një kohë ku shqiptarët e Maqedonisë së Veriut po përballen me shumë sfida dhe përbën një shkelje të rëndë të detyrimeve kushtetuese që kanë autoritetet shqiptare në Republikën e Shqipërisë, ndaj shqiptarëve që jetojnë jashtë kufirit shtetërorë. Mungesa e reflektimit nga ana e Ministrit Ferit Hoxha, nuk mund të kalohet me takime të stisura, ku mysafirët as nuk lejohen të përgjigjen lirisht.

Fillimisht gënjeu që sms ishte e fabrikuar, më pas u detyrua të fshinte, më pas të dilte nga grupi në Whatsapp, dhe sot kishte stisur një takim për të bindur shqiptarët se është një çështje e tejkaluar. Të gjitha këto veprime konfirmojnë se është duke vepruar nën panik dhe nën peshën e përgjegjësisë së munguar. Akoma më shqetësuese është heshtja e Kryeministrit Edi Rama, duke provuar se cilësimi i Ministrit Ferit Hoxha ndaj shqiptarëve nuk është personal, por linjë shtetërore e qeverisë së Edi Ramës. Kjo është më shumë se e papranueshme.

Ministri Ferit Hoxha do të thirret në Kuvend për të dhënë llogari mbi qëndrimin e tij ndaj shqiptarëve përtej kufirit, që përkon te jetë i njëjtë me qëndrimin e Nikolla Pashiqin apo Vasa Çubrilloviç ndaj shqiptarëve. Në krye të Ministrisë për Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë nuk mund të qëndrojë asnjë minut as Nikolla Pashiqi dhe as Vasa Çubrilloviçi, pavarësisht se në publik prezantohet si Ferit Hoxha apo Edi Rama!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?