Gazment Bardhi përjashtohet 15 ditë nga punimet e Kuvendit

Kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi, është përjashtuar me 15 ditë nga punimet e Kuvendit. Vendimi u mor paraditen e sotme nga Komisioni i Etikës, pas kërkesës së 14 deputetëve socialistë, të cilët kishin kërkuar përjashtim me 1 muaj, me argumentin se Bardhi kishte ofenduar kryeparlamentarin Niko Peleshi.

Në seancën plenare të së enjtes, Bardhi iu drejtua Peleshit duke i thënë “je i paaftë”. Kryetari i Kuvendit e përjashtoi nga seanca, por Bardhi nuk u largua.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?