Gazment Bardhi: Rama shmang gazetarët…

Postimi nga Gazment Bardhi:

Edi Rama po i shmanget llogaridhënies dhe po fshihet pas komunikimeve të kontrolluara, duke përjashtuar gazetarët nga përballja e drejtpërdrejtë dhe nga e drejta për t’i bërë pyetjet që publiku kërkon përgjigje.

Një kryeministër që nuk përballet me gazetarët, që shmang pyetjet dhe që zgjedh të flasë vetëm kur kontrollon vetë kamerën dhe mesazhin, nuk po komunikon me qytetarët, po i shmanget përgjegjësisë përpara tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama

Përballë akuzave të rënda për lidhje mes pushtetit, krimit të organizuar dhe kapjes së shtetit, Shqipëria nuk ka nevojë për video të vetëregjistruara me kameraman Taulant Ballën dhe monologje politike. Ka nevojë për përgjigje, transparencë dhe llogaridhënie.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kur pushteti i shmanget pyetjeve, shmanget edhe përgjegjësisë. Kur një kryeministër fshihet nga përballja, qytetarët kanë të drejtë të pyesin: çfarë po përpiqet të fshehë?

Llogaridhënia nuk negociohet. Përgjegjësia nuk shmanget. Dhe askush nuk është mbi pyetjet e publikut.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?

Ke arritur limitin e votimit.

Results

Po 454 (10.3%)
Jo 3971 (89.7%)

Vota totale: 4425